Nuk ke vendosur maskë? Atëherë do të duhet të karantinohesh tre ditë dhe të lexosh libra

Nuk ke vendosur maskë? Atëherë do të duhet të

Çfarë ndodh në Turqi nëse kapeni nga policia sepse nuk keni vendosur maskë në hapësira publike ose në vendin e punës?

Në provincën e Sakarya, në veri-lindje të vendit, ekziston një sanksion i vetëm i llojit të tij. Personi që do të kapet pa maskë do i duhet të paguajë 100 euro, karantinë e detyruar tre ditore dhe duhet të lexojë dhjetë libra.

Masa e veçantë është bërë e ditur nga Guvernatori Cetin Oktay Yildrim përmes profilit të tij në Twitter.

Për ata që thyejn karantinën, qeveria e Ankarasë ka urdhëruar shtrimin e tyre të detyruar në spital për një periudhë prej pesëmbëdhjetë ditësh.

"Deri më tani ne kemi sanksionuar tashmë 65 persona dhe ne synojmë të vazhdojmë me masa të rrepta."- tha guvernatori.

Në të gjithë Turqinë kontrollet janë shtuar për shkak të rritjes të numrit të të infektuarëve nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se Turqia është në "kulmin e dytë të valës së parë".

Sa i përket kthimit në shkollë, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se ajo do të kryhet gradualisht, duke filluar nga kopshti dhe shkolla fillore, ndërsa zbatimi i masave do të përshtatet për secilin qytet ose provincë, në varësi të evolucionit të epidemisë.  

Bota Shendetësi Lajme karantine libra maske infektime turqi raste masa rritje

EMISIONET