"Nuk kanë punë me kontrollorët", Peleshi tregon cili është roli i policisë ushtarake në Rinas

"Nuk kanë punë me kontrollorët", Peleshi tregon cili

Kriza në aeroportin e Rinasit pas ndërprerjes së fluturimeve për shkak të bllokimit të punës nga kontrollorët çoi në zbarkimin e policisë ushtarake në aeroport.

Por Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë prania e ushtrisë nuk është gjë e re, pasi është pjesë integrale e aeroportit.

Peleshi: Policia suhtarake është pjesë integrale e aeroportit të Rinasit dhe patrullojmë atje vazhdimisht. Sot kemi rritur vigjilencën sepse aeroporti i Rinasit është një objekt i një rëndësie të veçantë strategjike, cënimi i tij cvënon dhe sigurojnë kombëtare siç e tha dhe presidenti, këtë pjesë e kishte të saktë. Kemi rritur vigjilencën në patrullimin e perimetrit, për të garantuar perimetrin e aeroportit.

Peleshi tha se FA do të garantojnë sigurinë e perimetrit të aeroportit dhe nuk kanë lidhje me kontrollorët.

Peleshi: FA, policia ushtarake nuk kanë lidhje me kontrollorët, nuk e kanë për detyrë dhe as ndërmend të bëjnë negociata me ta, nuk është detyrë e jonë. Por duke qenë se ky aeroport është cënuar në mënyrë dramatike, janë ndërprerë fluturimet, është situatë që kërkon vëmendje të shtuar.

Mbi situatën ka reaguar edhe ambasadorja Yuri Kim, e cila kërkoi zgjidhje urgjente.

Peleshi: Ministrja e Mbrojtjes nuk merr pjesë në zgjidhjen e situatë në kuptimin e konfliktit me kontrollorët por në rast se më pyesni është e papranueshme që në këtë periudhë, duket rastësi por mbasë nuk është, që për arsye teknike, pretendime që nuk i gjykoj, të ndërpritet funksionimi i një aeroporti që edhe për Ministrinë e Mbrojtjes në këtë periudhë ku po përgatitemi për të pritur forcat e NATO-s, SHBA, komandës europiane dhe partnerëve të tjerë në NATO për të filluar stërvitjen më të madhe të 30 viteve në vend dhe rajon. Ne jemi dyfish të interesuar për mirëfunksionimin e  këtij aeroporti. Por çështjet teknike nuk na takon ne ti zgjidhim.

Peleshi i bëri deklaratat në një intervistë për Syri Tv.

EMISIONET