Nuk kanë mundësi ekonomike për ta kuruar, familjarët mbyllin në kafaz 29-vjeçaren

Nuk kanë mundësi ekonomike për ta kuruar, familjarët mbyllin

Një vajzë e re është mbyllur në kafaz e saj prej pesë vitesh nga familjarët e saj në Filipine, të cilët thonë se nuk mund të paguajnë kurat për sëmundjen e saj mendore.

Bebe është vetëm 29 vjeç dhe më parë punonte në një dyqan dhe ëndërronte të bëhej modele. Mirëpo, në vitin 2014 ajo u diagnostifikua me "depresion psikotik" dhe ëndrrat e saj mbetën në mes.

Gjendja e saj e bënte të vuante nga haluçinacione dhe ajo u shtrua në spitalin psikiatrik të provincës Negros Occidental.

Pas një vit mjekimesh Bebe tregoi shenja përmirësimi dhe doktorët ishin optimistë për gjendjen e saj.

Ajo u lejua të kthehej në shtëpi por situata mori një kthesë të keqe në 2015 kur babai i saj u sëmur dhe familja nuk mund të paguante mjekimet e vajzës.

Pa mjekimet, asaj iu rikthyen episodet depresive dhe haluçinacionet.

Mikja e familjes Glyzel Bullos, tha se në disa raste Bebe bëhej aq e dhunshme sa familja u detyrua ta mbyllte në kafaz për sigurinë e saj.

“Nganjeherë Bebe qëllonte fqinjët me objekte, ose dilte nga shtëpia dhe hipte në autobuz”-thotë Glyzel, e cila bën apel për ndihmë për Bebe.

Për të ndaluar që Bebe të largohej, familja ndërtoi një kafaz të vogël brenda shtëpisë.

“Ajo i hante rrobat e saj, prandaj tani e veshin me thasë, sepse ato nuk i pëlqejnë për të ngrënë. Ata nuk e kanë mbyllur sepse nuk e duan, por që ta ndalojnë për të lënduar veten”-shpjegon Glyzel.

EMISIONET