Kryeministri i Kosovës ka hedhur poshtë zërat për krisjen e koalicionin qeverisës. Duke garantuar se nuk ka përçarje, Hoti e ka vënë theksin tek dialogu me Serbinë, duke shprehur bindjen se marrëveshja përfundimtare do të përmbyllet me njohje reciproke.

Pas paralajmërimit të RamushHaradinajt për prishje të koalicionit qeverisës ka ardhur reagimi i kryeministrit të Kosovës. Avdullah Hoti, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka dhënë garanci se nuk ekziston asnjë përçarje mes partnerëve të kooalicionit. Sipas tij, fokusi kryesor i qeverisë është tek pandemia dhe dialogu me Serbinë. Hoti është shprehur i bindur se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të përmbyllet me njohje reciproke.

“Dialogu po shkon përpara në përputhje me platformën e Qeverisë. Dje kam informuar edhe kuvendin dhe për mendimin tim, qëndrimi i përgjithshëm ishte që dialogu nuk ka alternativë, por dialogu duhet të jetë i fokusuar ashtu siç po bëjmë ne, në marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke”.

Pakënaqësitë në radhët e AAK erdhën pas emërimit të Skënder Hysenit si Koordinator Shtetëror për dialogun me Serbinë. Ramush Haradinaj tha se kuvendi nuk ishte konsultuar më herët me partnerët e koalicionit. Për këtë shkak, kreu i AAK-së paralajmëroi se mund ta prishë koalicionin nëse Hoti vazhdon të marrë veprime padakortësi.