"Nuk ka para të pista, as banda krimi", Paloka tregon si do të mbrojë votën në Durrës

Edhe pse ka një investim të diplomacisë ndërkombëtare në vendin tonë kundër shitblerjes së votës dhe përfshirjes në zgjedhje të elementë kriminalë, Edi Paloka thotë se nuk ka asnjë garanci që Rama nuk do ta përdorë këtë kontigjent për vota.

Drejtues politik i PD-së në një nga qarqet më problematike për këtë fenomen, aty nga ku dolën edhe pergjimet e famshme të gjermanes Bild për dosjen "339", Paloka thotë për Rtv Ora se e ka mbrojtur votën dhe me sakrifica ekstreme dhe kështu do të jetë edhe në këto zgjedhje nëse lind nevoja.

Por besimi i tij në një fitore të opozitës në 25 prill është te vota e shqiptarëve dhe pjesëmarrja masive e tyre në zgjedhje.

Paloka: Asnjë garanci nuk ka që Rama nuk do ti përdorë. Garancia është që me gjithë ata, këdo që të përdorë, çfarëdo forme që të përdorë, është përballë shumicës së shqiptarëve. Nuk ka as para të pista, as banda krimi dhe asgjë tjetër që këtë herë të ketë mundësi të përballet me shqiptarët. Dalja në shumicë e shqiptarëve në 25 prill,vota e tyre kundër Ramës dhe pro PD, është garancia më e mirë që ky do të shporret me 25 prill. Personalisht e kam mbrojtur votën dhe me sakrifica ekstreme kur ka qenë nevoja, prapë ashtu do të jemi, jo vetëm unë por të gjithë demokratët, të mos guxojë kush ta çojë në mend që do të prekë votën e shqiptarëve. Mos bëni asnjë krahasim me 2017. Garancia më e madhe është dalja e shqiptarëve në votim, përballja si një referendum për të larguar përfundimisht Ramën nga politika shqiptare dhe nga jeta e shqiptarëve.

Lexo edhe-Paloka sqaron çfarë ndodhi me Bujar Leskajn në Vlorë: Nëse do të ishte dorëhequr, Rama do ta ngrinte në piedestal sot

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana

Vendi Lajme durres Politikë edi paloka zgjedhjet 25 prill 2021 RTV Ora

EMISIONET