Maqedonia e Veriu regjistroi sot 1,182 raste të reja me Covid nga 3,109 teste të kryera. 

Shumica janë nga Shkupi, 544. Instituti i Shëndetit Publik raportoi për 707 pacientë të shëruar dhe numri i të vdekurve është 25. Aktualisht numri i rasteve aktive është 20,485.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i të infektuarve është 53,631, numri i pacientëve të rikuperuar është 31,659, numri i vdekjeve është 1,487, dhe numri i rasteve aktive është 20,485.