Presidenti francez, Emmanuel Macron nuk ka më simptoma të COVID-19, raporton zyra e Pallatit Elysee ditën e sotme.

Macron, 43-vjeçar, tani mund të dalë nga karantina, pasi është vetizoluar për shtatë ditë, ka njoftuar kjo zyrë përmes një deklarate.

Macron ka rezultuar pozitiv në koronavirus më 17 dhjetor, duke shtyrë autoritetet që të nisin përpjekjet për të gjurmuar kontaktet e tij, pas një morie vizitash që ka realizuar me shefat e Bashkimit Evropian.

Macron është përballur me kokëdhembje, koll të thatë dhe lodhje për disa ditë.

Franca është një prej vendeve të prekura më së keqi në Evropë nga pandemia e koronavirusit, me më shumë se 2.5 milionë raste të konfirmuara dhe rreth 62,000 viktima.

Liderë tjerë që janë infektuar me koronavirus janë edhe presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, të cilët janë shtrirë në hospital mirëpo janë shëruar për të vazhduar detyrat e tyre.