Këngëtarja e njohur, Fifi  në të gjitha intervistat e saj ka deklaruar se është  marrëzisht e dashuruar duke mos dhënë më shumë detaje për djalin që i ka vjedhur zemrën.

 Pak kohë më parë këngëtares ju zbulua padashje identiteti i të dashurit të saj pasi i kishte bërë “tag” në një InstaStory ku i shprehte se do të bëntë çdo gjë për të.

Postimet e shpeshta dhe deklaratat se dikush i ka thyer zemrën duket se kanë marrë fund për këngëtaren dhe çdo gjë është në rregull me Xhuljo Tabakun.

Nëse i hidhni një sy profilit të Fifit  në Instagram ajo ndjek vetëm një person dhe ai është Xhuljo.