Donald Trump ka hapur zyrën e tij në Florida, ku do të drejtojë punët si një ish-president dhe do të promovojë programet e administratës së tij.

“Zyra do të jetë përgjegjëse për mbajtjen e korrespondencës së presidentit Trump, për paraqitjet publike dhe aktivitetet zyrtare për të promovuar interesat e SHBA-së dhe programet e administratës Trump përmes aktivizmit”– thuhet në njoftimin e zyrës.

Ky njoftim ka ardhur në të njëjtën ditë kur Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit paraqiti një padi kundër Trumpit për nxitje të rebelimit gjatë një fjalimi të mbajtur pak para se mbështetësit e tij të sulmonin ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar.

Ditën e largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë Trump në fjalën e tij të lamtumirës si Presidenti i SHBA u tha mbështetësve të tij se “Në do të kthehemi përsëri në një mënyrë”