Lituania mposhti Shqipërinë me rezultatin 1-0 ditën e djeshme (7 shtator) në “Air Albania”, duke arritur kështu një fitore historike.

Lituanezët nuk njihnin fitore pre 4 vitesh dhe ajo ndaj skuadrës së Rejës ishte e para pas një periudhe të gjatë. Pikërisht për këtë arsye edhe gëzimi te lojtarët dhe stafi teknik i Lituanisë ishte i madh.

Në një video të postuar në Facebook, shihen lojtarët e Lituanisë të cilët janë të çmendur në festë dhe nuk mund të përmbahen.