Nuk deklaroi 23 mijë euro në Kakavijë, procedohet penalisht 46-vjeçarja nga Saranda

Nuk deklaroi 23 mijë eurot në doganën e Kakavijës, policia procedon penalisht një 46-vjeçare nga Saranda.

Siç njofton vetë Policia Vendore e Gjirokastrës, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë kaluan për kontroll në vijën e dytë, një mjet tip "Volkswagen".

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e dorës së shtetases A. T. (pasagjere në mjet), 23.000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

"Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja A. T., 46 vjeçe, banuese në Sarandë, u procedua penalisht për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi", njofton Policia.

Vendi Euro Lajme policia Lajmi i fundit Kronike kakavije Aktualitet dogane saranda

EMISIONET