Nuk deklaroi 20 mijë paund në Rinas, procedohet 29-vjeçarja

Nuk deklaroi 20 mijë paund në Rinas, procedohet 29-vjeçarja

Policia Kufitare në Rinas godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të ardhurave ndërsa sekuestron 20 mijë paund.

 Poseduesja e të hollave, një 29-vjeçare, është proceduar penalisht.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen V. D., 29 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik dhe në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20.000 paund, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasja V. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vendi Lajme policia kufitare Kronike rinas Aktualitet 29 vjecarja pound dekllarim

EMISIONET