Në emisionin Tempora të Sonila Meços në RTV Ora, Antonio Notto foli për metodologjinë e rezultateve të sondazhit të parë për këtë vit, në nivel kombëtar dhe të veçanta për dy qarqe, Tiranën dhe Durrësin për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Notto: Sondazhi është bërë në një periudhë 3-4 ditë që të gjejmë një kampion sa më të brendshëm. Ky është një sondazh mbi dhënien e votës. Është bërë pyetja për të parë perceptimin e këtyre zgjedhjeve për shqiptarët. Më pas do të shohim të dhënat.

Kemi analizuar nivelin e atyre që janë të pavendosur dhe sa ky nivel ndikon në rezultat. Kemi analizuar targetin e këtyre të pavendosurve. Kemi analizuar edhe nëse janë meshkuj apo femra, të rinj apo më të moshuar. Kjo na ndihmon për sa i përket trendit të votës. Kemi analizuar prefekturën e Tiranës dhe të Durrësit.