Gazeta italiane “Tuttosport” ka publikuar listën e futbollistëve të cilët janë të nominuar për edicionin e 18-të të çmimit “Golden Boy”, “Topi I Artë” për lojtarët nën moshën 21 vjeç.

Në listë bëjnë pjesë dy lojtarët e rinj të Barcelonës, Ansu Fati dhe Sergino Dest, ndërsa nuk mungojnë as Ferran Torres nga Manchester City dhe Rodrygo dhe Vinicius Jr nga Real Madrid.

Listës të të nominuarve u shtohen edhe:

Mitchel Bakker  PSG, Eduardo Camavinga Rennes, Jonathan David Lille, Alphonso Davies Bayern, Fabio Silva Wolverhampton, Phil Foden Manchester City, Ryan Gravenberch Ajax, Erling Haland Borussia Dortmund, Callum Hudson-Odoi Chelsea, Dejan Kulusevski Juventus, Bukayo Saka Arsenal, Jadon Sancho Borussia Dortmund, Dominik Szoboszlai Red Bull Salzburg dhe Sandro Tonali Milan.

lista-goldenboy

20 futbollistët e nominuar do të tentojnë ti heqin kurorën Joao Felix, yllit të Atletico Madrid që fitoi edicionin e shkuar të “Golden Boy”.

Ndër emrat më të njohur që e kanë fituar këtë çmim më herët janë: Leo Messi në viti  2005, Fàbregas  2006 me Arsenalin, Pogba  në 2013 tek Juventusi, Isco 2012 tek Malaga, Mbappé  2017 me Monacon  dhe De Ligt në viti 2018 me Ajaxin.