I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kandidati për deputet i PD-së, Flamur Noka u shpreh se ka një sinergji absolut mes PD, LSI dhe gjithë forcave opozitare.

Ndërsa kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi tha se do që të vijë e vetme në pushtet.

Noka: Ka një sinergji absolute mes PD, LSI dhe gjithë forcave opozitare. Koha do ta vërtetojë që ka për të qenë fitorja më e thellë e arritur ndonjëherë nga një grupi forcash politike. LSI është një forcë që kaloi 2017 dhe nuk pati cedime. Më 25 prill shqiptarët do të votojnë ndryshimin.

Baçi: Unë dua që PD të vijë e vetme në pushtet. LSI mendoj unë punon fort që pse jo edhe ata të vijnë të vetëm në pushtet. Lista jonë e përbërë nga aleatët tradicional.