Njohja e patentave, marrëveshja me Italinë botohet në Fletoren Zyrtare. Ja ç'duhet të dini

Qeveria shqiptare ka miratuar në Fletoren Zyrtare marrëveshjen me qeverinë italiane për njohjen e patentave.

Me këtë vendim, të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri dhe që vizitojnë shtetin përtej Adriatikut ose punojnë do të kryejnë konvertimin e patentës pa patur nevojë për prova teorike dhe praktike.

"Marrëveshja do të ketë një kohëzgjatje prej 5 vjetësh. Duke filluar një vit para përfundimit të afatit, palët do të fillojnë konsultimet për të vijuar me rinovimin e kësaj marrëveshjeje, në mënyrë që të mos ndodhë ndërprerja, qoftë edhe e përkohshme, e konvertimit të lejeve të drejtimit", thuhet ndër të tjera në vendim.

Marrëveshja u nënshkrua pak ditë më parë në Tiranë nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ndërsa për palën italiane nga ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci.

Lexo edhe: Italia njeh patentat shqiptare, firmoset marrëveshja. Zbatimi nis javët në vijim

Vendi Lajme itali Sociale marrëveshja njohja e patentave fletorja zyrtare

EMISIONET