Aleksander Vuçiç shkel marrëveshjen e firmosur pak ditë më parë në Washington?

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ndërmjetës i takimit, kërkoi Serbisë të zhvendosë seli diplomatike nga Tel Aviv në Jeruzalem, ndërsa Izraeli do të njihte pavarësinë e Kosovës.

Por kjo duket se nuk i pëlqen presidentit serb.

“Njohja e Kosovës nga Izraeli si një vend i pavarur, do të acarojë marrëdhëniet me Serbinë, pavarësisht se ajo është në kuadrin e marrëveshjeve që vendet e Ballkanit nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë”, tha të mërkurën për ‘The Jerusalem Post’ një burim i afërt me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, nëse Izraeli e njeh Kosovën si një vend të pavarur,” shkruan gazeta.

Për më tepër, kjo lëvizje nga ana e Izraelit do të dëmtonte marrëdhënien e veçantë mes Izraelit dhe Serbisë dhe pas kësaj kjo marrëdhënie nuk do të jetë kurrë e njëjta. Është kaq e thjeshtë”, tha burimi.

Burimi shtoi se “shumë kanë argumentuar se vendimi i Izraelit duke njohur Kosovën, do të ishte i ngjashëm me vendet që njohin në mënyrë të njëanshme Palestinën”.

Në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Kosova u quajt një shtet

“Ne e shohim vendimin e Serbisë dhe Kosovës për të hapur ambasada në Jeruzalem si një hap simbolik, për të promovuar paqen midis dy vendeve”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lior Haiat.

‘”Jeruzalemi, kryeqyteti i përjetshëm i Izraelit, do të jetë një urë për paqen në të gjithë botën. Unë u bëj thirrje vendeve të tjera të ndjekin rrugën e tyre dhe të zhvendosin ambasadat e tyre në Jeruzalem, kryeqytetin e Izraelit” vijon ai, thuhet ne raportim

Kosova deklaroi pavarësinë e saj nga Serbia në 2008, por Beogradi e konsideron atë si një zonë autonome.

Izraeli nuk e njohu Kosovën për më shumë se një dekadë, nga shqetësimi për dëmtimin e lidhjeve të forta me Serbinë dhe për krijimin e një precedenti për njohjen e shtetit palestinez.

Të premten, Serbia dhe Kosova nënshkruan marrëveshje të ndara me SHBA në të njëjtën kohë, të ulur në anët e kundërta në Zyrën Ovale të Presidentit të SHBA Donald Trump. Marrëveshjet do të lejonin lidhje më të mëdha ekonomike midis dy vendeve.

Një deklaratë nga zyra e Vuçiçit, thuhet se kishte një “luftë të madhe” midis presidentit dhe negociatorëve amerikanë javën e kaluar, për njohjen e Kosovës nga Izraeli.