Njihuni me tre shenjat më xheloze të horoskopit

Njihuni me tre shenjat më xheloze të horoskopit

Të gjithë në një moment të jetës jemi pushtuar nga ndjenjat e xhelozisë.
Pranojeni, të gjithë jemi "mëkatarë".

Por kjo nuk do të thotë që ju të ndiheni fajtor për këtë ndjesi, e cila shumë herë na del nga kontrollit.

Janë tre shenja të horoskopit që xhelozojnë çmendurisht.
Cilat janë ato?

Gaforrja: Disa thonë se gaforret dinë ta fshehin xhelozinë e tyre. Jo! Ato thjesht e kamuflojnë pak, dhe jo gjithmonë me sukses. Bëjnë si indiferentë, por e vërteta është krejt ndryshe. Kur bëhet fjalë për xhelozinë, në kokën e tyre kalojnë 1000 mendime të zeza .Duken si të urtë por nuk janë. Kështu që kujdes, sepse emocionet e akumuluara mund të shpëthejnë nga momenti në moment si vullkan.

Luani: Kur dikush mendon se është më i mirë ,më i bukur, më i zgjuar, më i pasur dhe më tërheqës se të gjithë, sigurisht se do të jetë edhe xheloz. Luanët jetojnë për të qenë në epiqendër të vëmendjes. Kështu që nëse ti ia merr atë, atëherë shkurt dhe qartë, i ke hapur "gropën" vetes.

Akrepi: Sigurisht, akrepët nuk do të mungonin. Akrepi është shenja numër 1 posesive e zodiakut. Një akrep nuk toleron asgjë. Nëse ti ndërhyrë në territorin e tij, atëherë bëhu gati për luftë!

EMISIONET