Blogeria e seksit Zhaklin Lekatari në një intervistë për emisionin “Ora Verore” foli rreth projektit te saj më të ri një aplikacion për femrat e dhunuara dhe personave që bien pre e bullizmit.

Ronaldo Sharka: Para se të nismin intervistën më tregove se kishe disa projekte ku një prej atyre ishte me bullizmin online.

Zhaklin Lekatari: Po ai është projekti im. Në fakt ka dy projekte me të cilat unë po punoj shpresoj ta finalizoj këtë të bullizmit online. Dua të krijoj një platformë, aplikacion, por që aplikacioni të ketë një thirrje shumë të shpejtë e cila të jetë e lidhur me organet kopetente. Pra ideja është që nëse ti nëse dhunohesh të kesh nje lokacion ku mund të krkosh ndihmë dhe kërkesa e nidhmës të jetë sa me thjeshtuar. Për shembull një djalë, vajzë një fëmijë adoleshent 12 13 14 vjec, nëse bullizohet virtualisht dhe nëse do shkojë në platforma të cilat janë ekzistuese për të kërkuar ndihmë do të duhet të mbushte një formular shumë të gjatë. Une do te doja të bëja një platformë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, në bashkëpunim me UNICEF dhe në bashkëpunim me policinë e shtetit, të bashkojmë forcat dhe të bëjmë një aplikacion për vetëdijësimin, identifikimin, luftimin dhe parandalimin e bullizmit online apo të dhunës kibernetike.