Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamla Harris nuk ishin të vetmit në familjet e tyre që morën tituj të rinj në ceremoninë e betimit , në 20 janar.

Nipërit dhe mbesat e Presidentit dhe fëmijët në familjen e Harris luajtën një rol të rëndësishëm në fushatat elektorale të tyre.

Nipërit dhe mbesat e Biden ishin ata  që e informuan se gara presidenciale ishte në favor të tij, tha një burim nga fushata për CNN.

Biden dhe Harris ishin të shoqëruar nga familjet e tyre të mëdha ditën e djeshme për pjesën më të madhe të ditës.

Familja e Presidentit do të ketë një tavolinë brenda zyrës Ovale të mbushur me foto të fëmijëve dhe nipërve e mbesave të Biden, përfshirë një foto të Presidentit kur ishte i ri duke mbajtur djalin e tij Beau, i cili vdiq në 2015 në moshën 46 vjeç.

Naomi Biden, 27 vjeç është emëruar pas tezes së saj të ndjerë, vajzës së Presidentit Biden. Gjatë fushatës së gjyshit të saj ajo ndau mendimet e veta mbi politikën duke ofruar një vështrim të brendshëm në jetën e “pop-it” (gjyshit)  të saj.

Finnegan Biden shpesh u bashkua me gjyshin e saj në fushatën elektorale, veçanërisht gjatë zgjedhjeve paraprake. Ajo u emërua pas nënës së Presidentit.

Maisy Biden, motra e  vogël e Naoimi dhe Finnegan, është mjaft aktive në aplikaconin e mediave TikTok. Siç ka thën Presidenti ajo është shoqe e mirë me vajzën e ish-Presidentit Obama.

Natalie Biden, vajza e të ndjerit Beau Biden mori një sërë lavdërimesh për pallton e saj rozë që kishte veshur në ditën e përurimit. Ajo ka një numër të madh ndjekësish në TikTok dhe gjatë një video ajo foli për zakonin e gjyshit për të ngrënë akullore fshehur që gjyshja ime të mos e shohë.

Robert Hunter Biden është nipi më i madh i Presidentit dhe djali i të ndjerit Beau Biden. Ai u shfaq në një video bashkë me motrën dhe kushërinjtë e tij duke dhënë Betimin e Aleancës.

Beau Biden, djali i Hunter dhe gruas së tij të dytë Melissa Cohen , lindi në fillim të pranverës në 2020. Ai mori emrin e djalit të ndjerë të Presidentit.

Ella Emhoff është njerka e Harris. Ajo mori lavdërime të shumta në rrjetet sociale për pallton që veshi në ditën e inagurimit.

Meena Harris  është mbesa e Kamala Harris. Ajo ka shkruar një libër për Harris dhe motrën e saj Maya i titulluar “Kamala dhe idea e madhe e Maya-s” në të cilin dy motra punojnë për komunitetin për të sjellë ndryshime, tha ajo për CNN.

Amara Ajagu është vajza e madhe e Meena Harris . Amara ishte shumë entuziaste për të marrë pjesë në inagurim dhe ka diskutuar ëndrrat e saj të ardhshme për të qenë presidente dhe një astronaute.

Leela Ajagu është mbesa më e vogël e Kamalës, e cila ka lindur në vitin 2018.