Njihuni me 10 vjeçarin kampion në mundje

Njihuni me 10 vjeçarin kampion në mundje

Midis mundësve të rinj sumo që ngrenë pesha në ring shquhet 10 vjeçari Kyuta Kumagai, nga Japonia.

Ai është 85 kilogram dhe është dy herë më i madh se moshatarët e tij. Kyuta është në gjendje të mundë djem 5 ose 6 vjet më të mëdhenj se ai .

Vitin e kaluar u kurorëzua kampion bote nën moshën 10 vjeçare duke mundurkonkurrentët e tjerë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina.

Ai stërvitet gjashtë ditë në javë në klubin lokal sumo ose duke ngritur pesha. Ai gjithashtu noton dhe praktikon vrapimin për të rritur qëndrueshmërinë dhe shpejtësinë e nevojshme për mundjen sumo.

"Unë nuk i mësova asgjë, ai mund të bënte gjëra të ndryshme që i vinin natyrshëm," tha babai i tij  Taisuke, ish-sumo.

"Ekziston një talent për të qenë sumo dhe ai e ka atë talent. Ai fitoi turneun. Mendova se ai mund të ketë diçka të veçantë ."

Motivimet e Kyuta-s janë të thjeshta .

Ai thotë:" Është kënaqësi që të mund njerëz më të mëdhenj se unë dhe jam duke bërë çdo gjë për këtë ."

Çelësi i suksesit të çdo sumoje është dieta e tyre.

Në një ditë mesatare, Kyuta konsumon 2700 deri 4000 kalori, përfshirë 1 litër qumësht dhe sasi të bollshme të proteinave.

Trajneri i tij aktual, Shinichi Taira mendon se Kyuta ka atë që duhet.

"Për momentin ai ka talent të madh," tha ai.

Kyuta dëshiron të arrijë nivelin e 'yokozuna' renditja më e lartë në këtë sport.

Lifestyle Lajme kampion sumo

EMISIONET