Ka shumë vite që këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, i është përkushtuar pasionit të saj, fotografisë.

Krahas punës së palodhshme, ajo gjen kohë të krijojë edhe disa kujtime të bukura për familjen e saj, të cilat i ndan herë pas here me ndjekësit në Instagram.

“Ky gjyshi këtu na ka mësuar të shkruajmë e lexojmë që në moshën 2 vjeç e gjysëm, tani e ka rradhën e trashëgimisë Shahu. Unë në Durrës nga brezi i prindërve tanë nuk njihem si Rezarta Shkurta por njihem si vajza e komandantit. Sa shumë krenare jam për ty babi”- janë fjalët e Rezartës krahas videos të Herës,vajzës së saj dhe babait, që na ngrohu zemrat!

Edhe komenti i bashkëshortit të Rezartës, Ermalit tregon se si dhe vetë ai nuk ka arritur ta mundë deri më tani në shah komandantin, e stafetën ia ka kaluar Herës.