Qendrat në SHBA për Kontrollin dhe Sëmundjen e Sëmundjeve (CDC)  bëri të ditur se shumë njerëz po sëmuren madje edhe po vdesin pasi konsumojnë sterilizuesin e duarëve.

Katër persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë pësuar probleme në shikimin.

Sterilizuesi i duarëve është kudo edhe është mjaft i dobishëm për pastrimin e duarëve gjatë periudhës së koronavirusit. 

“Produktet e sterilizimit me bazë alkooli asnjëherë nuk duhet të konsumohen”, tha CDC në një raport të bërë së fundmi.

Një ekip i Kontrollit për Sëmundjen e Sëmundjeve mori në studim 15 raste të disa njerëzve në Arizona dhe Neë Mexico  të cilët ishin të shtruar në spital për helmim, pasi kishin konsumuar sterilizuesin e duarëve.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SH.B.A ka paralajmëruar vazhdimisht se duhet bërë dallimi midis etanolit-alkoolit  dhe metanolit pasi kjo e fundit është toksike dhe mund të helojmë njerëzit përmes lëkurës së tyre. 

“Ne kemi dashur të shikojmë në mënyrë specifike ngjarjet në lidhje me metanolin, sepse dihet që është toksise dhe kërcënuese për jetën nësë konsumohet”, tha zëdhënësi  i CDC për CNN.

Në raportin e bërë nuk ka asnjë informacion se përse njerëzit konsumojnë sterilizuesin e duarëve.