Një zbulim i rrallë në Tajlandë, gjendet skeleti i një balene antike 3000-5000 vjeçare

Ekspertët kanë zbuluar në Tajlandë një skelet balene të ruajtur pothuajse në mënyrë të përsosur e cila mendohet të jetë 3000-5000 vjeçare.

Kockat u gjetën në fillim të nëntorit rreth 12 km larg bregut të Bangkokut perëndimor.

Ky skelet rreth 12 m i gjatë mendohet të jetë ai i një balene Bryde dhe ajo çfarë i ka bërë më shumë përshtypje ekspertëve  ishte skeleti i paprekur dhe thuajse perfekt raporton studiuesi i gjitarëve Marcus Chua i Universitetit Kombëtar të Singaporit për BBC.

Sipas ekspertëve ky skelet mund të hedhë shumë dritë mbi të shkuarën.

Bota Lajme ekspertet zbulim tajlande skelet balene

EMISIONET