James Fincher, 18 vjeç nga Coalville në veri-perëndim të Leicestershire është gjetur i vdekur një vit pasi e dashura e tij humbi jetën nga një aksident.

Vdekja e tij erdhi rreth 18 muaj pasi e dashura e tij 15 vjeç u godit nga një autobus afër shkollës së saj dhe humbi jetën.

Sipas motres së tij, James ka luftuar shumë gjatë këtyre muajve dhe nuk e kishte marrë veten nga humbja e të dashurës.

Disa ditë para se të vdiste, James nga postuar në “Facebook” një shkrim: “Asnjëherë mos e injoroni një person që ju do, kujdeset për ju dhe ju mungon, sepse një ditë mund të zgjoheni dhe të kuptoni që keni humbur hënën ndërsa numëroni yjet”.

Ai gjithashtu kishte vendosur një peticion në internet si pjesë e një fushate për të vendosur një vendkalim të kontrolluar në vendin ku u vra Sian në mënyrë që ta bënte rrugën më të sigurt për nxënësit e shkollës.