Një vit pa KEMP, Qeveria fshihet pas Covid, familjet mbeten pa para

Oborri i institucionit të Kempit Epror është mbushur me qytetarë që prej orëve të para të mëngjesit të së premtes.

Ata presin me orë, por përgjigjet e dosjeve vonojnë prej më shumë se një viti.

Këta prindër kanë ardhur për vajzën e tyre 13 vjeçe, e cila ka problem me shikimin.

Pavarësisht se ajo vuan prej disa vitesh me shikimin, kempi për vajzën nuk u është miratuar.

"Që prej nëntorit tjetër kam kërkuar."

Lexo edhe: 1 vit në radhë për të marrë kemp, qytetarja: S’kam lekë për ilaçet e vajzës, i është infektuar syri

Dokumentet i kanë dorëzuar në institucion prej shumë kohësh dhe ndërkohë mungesa e asistencës sociale e ka bërë të pamundur marrjen e ilaçeve për kurimin e  13 vjeçares.

"Vajzës ia kam hequr syrin komplet. Ka edhe tjetrin me probleme. Të paktën sa për jetën e saj, se s'kam lekë t'i marr ilaçet se janë më shumë se 20 mijë lekë. Ka gati 1 vit që i ka pastruar syrin, se s'kam lekë t'ja pastroj."

Njoftimi për tu paraqitur pranë këtij institucioni u është dërguar disa personave, por edhe ata janë në pritje prej 1 viti.

"Herën e parë na thanë që është puna e koronës, tani ka një vit që na kanë thënë që të marrim dosjen vetëm me anë të avokatit."

Përfaqësuesit e këtij institucioni thonë se vonesat po shkaktohen nga situata e pandemisë dhe se nuk do të ketë asnjë humbje pagesash për ata që kanë dorëzuar dosjet, pasi vlerësimi do të bëhet bazuar në datën kur janë dorëzuar dokumentet.

Vendi Lajme covid KEMP

EMISIONET