Një tjetër tërmet regjistrohet në Detin Egje, pranë birgjeve turke.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Turqi, tërmeti me magnitudë 4 ballë të shkallës rihter dhe me thellësi 6.97 km, ka lëkundur edhe një herë zonën e Izmirit, përcjell Ora News.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë ishujt Dodecanese ndërsa nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale.

Zona në fjalë është e njohur për aktivitetin e saj sizmik.