Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka rezulatuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka dhënë vetë ish-ministri përmes një postimi në Facebook.

Në postimin e tij, Krasniqi bën thirrje te qytetarët të respektojnë masat anti-Covid.

Të dashur miq,

Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale.

Memli”