Një tjetër amnisti për dorëzimin e armëve të 1997-ës, policia sugjeron të bëhet pas zgjedhjeve dhe pandemisë

Një tjetër amnisti për dorëzimin e armëve të

Qeveria shqiptare pritet që të hartojë dhe zbatojë një amnisti për dorëzimin vullnetar të armëve nga popullata të cilat janë marrë nga depot gjatë trazirave të vitit 1997. Kjo u bë e ditur në mbledhjen  Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ku përfaqësuesi i policisë tha se koha më e mirë do të ishte në një tjetër moment, për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve.

Qeveria shqiptare pritet të nisë një aksion kombëtar për gjurmimin dhe mbledhjen e municioneve luftarake të grabitura nga depot gjatë trazirave në vitin 1997, duke përfunduar në duart e popullsisë civile, por dhe të grupeve kriminale.

Ky propozim u paraqit këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Sigurisë, nga deputeti Xhemal Qefalia.

"Duhet të insistojmë si parlamentarë për të bërë një amnisti tjetër për dorëzimin vullnetar të armëve pasi rezultatet e amnistive të mëparshme kanë qenë inkurajuese."

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj kërkoi që nisja e zbatimit të amnistisë të mos realizohet gjatë periudhës së pandemisë apo në periudhën zgjedhore, por në një tjetër moment.

"Vendi do të ketë zgjedhje parlamentare në 25 prill të vitit të ardhshëm dhe mendoj që kjo periudhë disamujore nuk është përiuudhë e përshtatshme për të zhvilluar një  amnisti por edhe për shkak të pandemisë nuk e gjej një klimë të përshtatshme. Por gjykoj se është shumë e domosdoshme një amnisti."

Deri tani Shqipëria ka zbatuar amnisti 6 mujore, 1 apo 2 vjeçare.

Në  vitin 1998 dhe 2003 pati sukses, pasi 42% nga armët e vjedhura në institucionet shqiptare u grumbulluan por një pjesë tjetër mbeten në duart e popullatës.

Në 2017, u zhvillua amnistia e tretë për 4 muaj dhe u dorëzuan 1604 armë zjarri të llojeve të ndryshme dhe mijëra municione.

Në vitin 2019 janë kapur rreth 600 armë pa leje ndërsa nga janari deri në fund të tetorit janë kapur rreth 235 armë pa leje.

Vendi Lajme Kronike amnisti per armet

EMISIONET