Një shtet, një flamur, një gjak

Në nder të 13 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, akrobatja nga Tirana, Fiona Rushiti sfidon lartësinë dhe motin e acartë, duke ofruar performancë dhe pamje të magjishme.

22-vjeçarja e cila është gjithmonë në kërkim të aventurës, shfaqet e veshur një kostum që bashkon flamujt shqiptarë me moton “Edhe pse kemi dy flamuj ne jemi një”.

Në liqenin e Batovcit në Prishtinë, nën temperatura të ulëta jo më pak se -8 gradë Celsius, Fiona ka qëndruar në lartësi, pa asnjë masë mbrojtëse, duke bërë numra akrobatikë.

FOTOGALERI TJERA

Vaksinohen personalitetet

21/02/2021 - 15:08

Kosova voton për të ardhmen

14/02/2021 - 18:45
Plazh në shkurt, në Qerret
06/02/2021 - 11:32