"Një reagim apolitik në fushatë!"

"Një reagim apolitik në fushatë!"

Si qytetare e Tropojës jashtë emocioneve politike po ndjek me vëmendje fushatën  elektorale në vendlindjen time. Dy kandidatë dhe miq të mirë janë përballë njëri-tjetrit: - Petrit Malaj dhe Isuf Çela.

Pavarësisht përkatësive ata ngelen model i djemve të mirë e me vlera njerëzore. Por kjo është e pamjaftueshme për nevojat dhe aspiratat e komunitetit tonë, i cili për shumë shkaqe politike e gjeografike përjeton prej kohësh situatë të rëndë. Kushdo të jetë fitues duhet të bashkëjetojë me sfidat e Tropojës.

Jemi Bashkia e dytë në vend për nga territori, por që shërbimet bazike që nga spitali rajonal, certefikata e pronësisë, testimet e patentave, deri te kontrolli i automjeteve etj... i marrim dhjetra kilometra larg, në Kukës. Për të mos shkuar më pas tek arsimi i lartë që një pjesë e mirë e nxënësve Tropojan janë të privuar nga mundësitë ekonomike për të ju drejtuar auditoreve në fakultete, e këtë të drejtë nuk ua ofron vendlindja.

Jo vetëm kaq por sipas gjasave edhe Gjykata e Tropojës tashmë do të suprimohet duke shtuar vështirësi të tjera me pasoja ekonomike e kohore dhe jo vetëm por pa gjykatë nuk do ketë prokurori e pa këto dy institucione të rëndësisë së veçantë nuk ka si të këtë as Komisariat të Policisë e Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Në këto kushte jo për propagande, por për hir të vendlindjes që të jep votën dhe besimit duhet që cilido qoftë ai që do marë mandat ta kondicionojë atë me realizimin e rikthimit të shërbimeve pranë komunitetit të Tropojës. Kjo është më e pakta që na takon minimumi që fituesi duhet të marë përsipër.

Edhe njëherë suksese më të mirit që mer besimin tonë me votë të lirë. Se në Demokraci peshorja e vetme që vlen është Vota!

EMISIONET