Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë ka njoftuar mbylljen e përkohshme, pasi një punonjës ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas njoftimit, puna do të ngrijë përkohësisht deri në dezinfektimin e të gjitha mjediseve dhe marrjen e rezultateve të tamponëve.

Mësohet se pozitiv ka rezultuar një punonjës i stafit teknik.

Të gjithë punonjësit e Ambasadës kanë bërë testimin e shpejtë dhe kanë dalë negativë.

Gjithashtu ambasada ka lajmëruar se ditën e nesërme do të njoftohet për një rifillim të shërbimeve.