Një personazh biseksual në një film për fëmijë, për herë të parë në histori

Një personazh biseksual në një film për fëmijë,

Mesa duket, për herë të parë në historinë e filmave vizatimorë, për fëmijë do të kemi një personazh biseksual.

Këtë e ka konfirmuar vetë "Disney Channel" për një serial që pritet të dalë së shpejti në treg.

Bëhet fjalë për "The Owl House", ku vajza 14-vjeçare, Luz Noceda është personazhi kryesor i serialit.

Seriali “Owl House” ndjek aventurën e Luzit, për t’u bërë magjistare, edhe pse ajo nuk ka ndonjë aftësi magjike. Një adoleshente e gjen veten të mbërthyer nga e keqja demonike dhe lufton forcat e së keqes së bashku me një magjistare rebele dhe një luftëtar.

Dana Terrer, producentja e serialit, në një postim në Twitter shprehet e lumtur që LGBTQ+ ka arritur të depërtojë edhe në "Disney", edhe pse drejtuesit e këtij të fundit nuk kanë qenë shumë të kënaqur në fillim.

Burimi informacionit CCN News.

Bota Kultura Lajme Kinema

EMISIONET