Çdo 10 minuta vdes një person nga Covid-19 në Los Angeles

Çdo 10 minuta vdes një person nga Covid-19  në Los Angeles

Një person vdes çdo 10 minuta në Los Angeles nga COVID-19, "tha drejtoresha e  Shëndetit Publik të Qarkut Barbara Ferrer në një deklaratë "

Sipas njoftimit për shtyp të Departamentit të Shëndetit Publik të Qarkut në Los Angeles, ka rreth 6,500 njerëz të shtruar në spital me Covid-19, 20% e të cilëve janë në njësitë e kujdesit intensiv

Vetëm javën e fundit, departamenti tha, numri i pacientëve Covid-19 në spitale është rritur me më shumë se 1,600.

Shteti regjistroi më shumë se 39,000 raste të reja të enjten. Këtë javë ai u bë shteti i parë që kapërceu 2 milion raste Covid-19 - "një moment historik", tha sekretari i shëndetit dhe shërbimeve njerëzore të Kalifornisë, Dr. Mark Ghaly, raporton CNN

 "Spitalet janë plot, shtretërit e kujdesit intensiv janë pak, njerëzit po vdesin," tha Ghaly në një njoftim për shtyp.

"Gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por gjithashtu më e rëndësishmja, është të qëndrojmë në shtëpi.

Bota Lajme covid 19 los angeles

EMISIONET