Politikani shqiptar i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka vendosur të vijojë të mbajë postin e kryetarit të Komunës së Tuzit.

Gjeloshaj ka bërë me dije se nuk mund të mbajë dy poste, duke dorëzuar kështu mandatin e deputetit, të fituar në zgjedhjet e 30 gushtit.

Në një postim, ai ka bërë me dije se ” Pasi isha zgjedhur deputet me 30 gusht, ishte e nevojshme që nga njëra detyrë të jap dorëheqje. Mbas analizave, kam vendosur që më së shumti mund të jap kontirubut popullit dhe vendit tim, si kryetar i komunës! Lista Shqiptare është organizatë politike serioze, me mbështetjen më të fuqishme të shqiptarëve. Platforma jonë politike përfshinë kërkesat e popullit tonë!

Politikani ka bërë me dije që do të vazhdojë të përfaqësojë kombin shqiptar, teksa shton se detyra si kryetar i Komunës së Tuzit është e shenjtë për të.

Edhe pse për rehati personale dhe familjare, pozita e deputetit për mua do të ishte shumë më e lehtë, zgjodha të vazhdoj punën, pa ndalur për zhvillimin e vendit dhe popullit tim!

Andaj nuk ka funksion që mund të jetë si mundësi, që mund të më levizin në mes të rrugës, për të zhvilluar vendin tonë.

Projekti i fitua i komunës është djersë e derdhur dhe fitore e madhe e gjeneratava të tëra, diasporës dhe partive shqiptare!

Është projekt i shenjtë që askush nuk guxon të mendoj të luaj me të, në çdo menyrë dhe rrethanë që të duhet, do të mbrohet!“, shkruan ai.

Te nderuar qytetarë,Sikur jeni të informuar, me ligje aktuale në Mal të Zi, një person nuk mund të mbaj dy poste…

Publiée par Nik Gjeloshaj sur Vendredi 23 octobre 2020

Në zgjedhjet e 30 gushtit Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviq, fitoi 30 vende në përbërjen e re të parlamentit.

Koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, 27 deputetë. Koalicioni, “Paqja është kombi ynë”- 10 dhe koalicioni “E zeza në të bardhë” katër vende.

Partia Boshnjake dhe Social-Demokratët fituan nga tri vende secila, Partia Social-demokrate dy, dhe nga një vend në parlament e kanë fituar: Lista Shqiptare “Nik Gjeloshaj-Genci Nimanbegu” dhe koalicioni “Bashkë një za”.