Një 46-vjeçar me iniciale S.A. ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pasi u dërgua në spital me plagë të rënda. Sipas policisë 46-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri në rrugën “Josif Pashko” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.