Pas një gare të gjatë mbrëmjen e së premtes, vajza e artistit shqiptar, Robert Aliaj arriti të merrte trofeun mëse të merituar në The Voice Kids në Belgjikë.
Mëngjesin e sotëm Gala ka qenë në një lidhje me skype në emisionin “Ditë e Re” në RTV ORa me moderatoren Arjola Shehu.
Ajo tregoi se ishte regjistruar për audicionet e The Voice vetëm 1 minutë para se të mbylleshin.
“Nuk shikoja asnjë voice, nuk më pëlqente show. U regjistrova në 1 minutë para se të mbylleshin regjistrimet”– tregon Gala.
Me potencialin e zërit të saj, Gala Aliaj arriti të vidhte zemrat e jurisë dhe publikut që në audicionin e parë.
Ajo gjatë rrugëtimit të saj në The Voice tregoi se përtej vokalit të jashtëzakonshëm,15 vjeçarja kishte aftësi kërcimi, interpretimi dhe një stil unik.
Mos e humbisni videon ku Gala tregon rolin që babai Robert Aliaj dhe mamaja e saj kanë luajtur në rrugëtimin drejt famës që tashmë ka nisur.