Një letër e padjegur, prova e vetme që mund të sjellë zbulimin e vrasësve të Bardhok Planaj

Një letër e padjegur, prova e vetme që mund të sjellë

Një letër e pa djegur, e cila është gjendur poshtë sediljes së automjetit “Volsvagen Passat”,që u përdor nga killerat që ekzekutuan Badhok Planaj në Shkodër, mund të jetë çelësi i identifikimit të autorëve të krimit.

 Letra e sekuestruar në cilësinë e provës materilale, çuditërisht ka shpëtuar të digjet nga flakët.

Pikërisht përmes këtij dokumenti ku ishte shënuar numri i shasisë, policia e Shkodrës zbardhi në kohë rekord pronarin e makinës, dhe vjedhjen e qysh prej muajit Shkurt 2020 në Tiranë.

 Shpresohet shumë që në këtë letër autorët mund të kenë lënë gjurmët e gishtave në momentin kur e kanë lëvizur nga pjesa e kroskotit dhe vendosur poshtë sediljes.

Letra është çuar për ekzaminim të gjurmëve daktiloskopike dhe se aktualisht policia e Shkodrës, është në fazën e pritjes së një përgjigje nga policia shkencore.

Nëse do rezultojë se mbi letër ka gjurmë gishti, atëherë policisë dhe prokurorisë, do ti duhet punë për të verifikuar gjurmën me personat e dyshuar në këtë krim të rëndë.

Hetimet për vrasjen e Bardhok Planaj, për momentin janë fokusuar dhe në kqyrjen e pamjeve filmike të sekuestrura në disa zona të qytetit të Shkodrës, për të mësuar intenerarin e saktë që përshkuan vrasësit, para se të ekzekutonin me 79 plumba biznesmenin Bardhok Planaj.

Lidhur me këtë ngjarje në pyetje janë marë gruaja dhe djemtë e viktimës Bardhok Planaj, të cilët kanë pohuar se nuk kanë konflikt me asnjë person dhe asnjë nga grupet kriminale që veprojnë në qytetin e Shkodrës.

Ora News pak ditë më parë siguroi një foto ku tregohet qartë ndjekja e automjetit tip “Range-Rover”, që drejtohej nga Planaj.

Ky i fundit në foto, shfaqet 50 metra pasi kishte dalë nga banesa e tij në Dobraç, dhe është drejtuar në fshatin Koplik.

Makina tip “Volsvagen Pasat” që shihet në foto, është vetëm 5 metra larg nga shënjestra Bardhok Planaj, i cili pas këtij momenti do të ndodhej përballë zjarrit të 2 grykave të automatikëve kallashnikov.

Në pamjet filmike dallohet qartë se autorët, pozicionohen në krahun e majtë të makinës së Planaj dhe në një distancë shumë të afërt, kanë hapur zjarr në mënyrë të befasishme dhe sistematike me plot 79 plumba, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të Planaj.

Viktima që njihej ndryshe në Shkodër me nofkën “Kumbari”, kishte probleme të theksuara me drejtësinë dhe mbante shoqëri me drejtuesit e grupeve kriminale në Shkodër.

EMISIONET