Një sirian është vetëplagosur me thikë mbrëmjen e sotme. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen nr.4, Durrës, tek Rruga e Re e Portit.

“Dyshohet se  i ndodhur në  kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten me thikë në dorë, shtetasi sirian A.A., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën” njoftoi policia.

Më herët u raportua se kishte një konflikt mes një grupi klandestinësh sirianë që përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre por ky version ra poshtë pas njoftimit zyrtar të policisë.

Pre disa ditësh në rrugët e qytetit dhe lulishtet e Durrësit dhe lulishtet shihen sirianë që lypin por që kanë dhe shenja të ndryshme plagësh në gjymtyrë.

Dyshohet se mes grupeve ka konflikte ose këto ngjarje ndodhin për larje hesapesh.