Një e dashur perfekte? Sara Hoxha shfaqet krah prindërve të ish-it të Ledrit

Ledi Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të dashura dhe më të përfolura kohët e fundit.

Përveçse të dy janë shumë të mirë, pjesa tjetër e cila komentohet shumë nga ndjekësit është edhe sjellja e Sarës me ish të dashurat e partnerit të saj.

Vetëm pak kohë më parë Sara u pa në shoqërinë e Dafina Zeqirit, me të cilën Ledri ka patur një marrëdhënie.  

Javën që kaloi Sara u takua me motrat Hoxha, Sarën dhe Lorin të cilat janë shumë mike me ish të dashurën e Ledrit, Adela Sollaku.

Dhe së fundmi ka qenë vetë Ledri ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në "Instastory" një foto teksa shihet në shoqërinë e familjes së këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipës. Mes tyre ndodhet edhe Sara e cila duket mjaft e lumtur teksa pozon krah tyre.

Dua Lipa  ka qenë e dashura e Ledrit për disa kohë kur ata kanë qenë adoleshentë.

Epo mesa duket Sara nuk e ka fare problem të shoqërohet me ish të dashurat e partnerit të tij dhe nuk është aspak xheloze pasi është e sigurt që Ledrin tashmë e ka vetëm për  vete.

Showbiz Lajme Thashetheme ledri vula Dua Lipa Sara Hoxha

EMISIONET