Teksa në të dy vendet diskutohet çështja e detit dhe dekreti presidencial i Athinës për tu zgjeruar me 12 milje në Detin Jon, ditën e sotme ministri grek i jashtëm Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Lajmin e bën të ditur vetë kryediplomati helen përmes një postimi në Twitter, raporton Ora News.

“Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë diskutuam zhvillimet e fundit në rajon”, shkruan Dendias.

Ndërsa nuk ka ende asnjë reagim nga kryeministri Rama lidhur me temat e diskutuara gjatë bisedën telefonike me Dendias.

Më 20 tetor Nikos Dendias zhvilloi një takim zyrtar në Tiranë ku gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama shprehën dakordësinë se çështja e detit do të gjykohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

/a.r,OraNews