Nisin ditën e sotme testet e shpejta të antigenit.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook.

Sipas saj, 100 mijë teste janë gati, ndërsa së shpejta do të hapen pika testimi në Tirana dhe qytete të tjera, të cilat do të kryen me rezervim pranë mjekut të familjes, raporton Ora News.

Ogerta Manastirliu: Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurtë.

100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit.

Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.

Nga nisja e pandemisë Covid-19 e deri dje, vendi ynë numëron 42.988 raste infektimi nga të cilat 20.466 ende aktive dhe 905 viktima. Vetëm në javën e fundit Shqipëria ka regjistruar plot 107 vdekje e 5363 raste të reja infektimi.

Lexo dhe:
Ja ku do të bëhen testet e shpejta

/a.r, OraNews