Nis shpërndarja falas e 17 mijë teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë

Nis shpërndarja falas e 17 mijë teksteve shkollore për

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se në bashkëpunim të ngushtë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Diasporës, po shpërndahen falas tekstet mësimore në gjuhën shqipe, për të gjithë nxënësit shqiptarë në diasporë.

Në rrjetin social Facebook, Cakaj shkruan se janë duke u shpërndarë 17 mijë tekste.

Postimi i Cakajt

Mbi një punë fort të mirë.

Për vitin e dytë radhazi, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Diasporës, janë duke u shpërndarë falas tekstet mësimore në gjuhën shqipe, për të gjithë nxënësit shqiptarë në diasporë.

Ambasadat e Republikës së Shqipërisë janë duke e kryer punën e vyer me rreth 17.000 tekste shkollore, në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarë. Ky patjetër, është një kontribut domethënës në ruajtjen e kulturës dhe forcimin e identitetit kombëtar.

Merita kryesore megjithatë, iu takon mësuesve e nxënësve të vyer, që përkundër largësisë, vazhdojnë ta ruajnë shqipen e ta lartësojnë trashëgiminë kombëtare gjithandej në botë.

Vendi Lajme femije libra Aktualitet diaspore

EMISIONET