Skuadra e Teutës fitoi Kupën e Shqipërisë mbrëmjen e sotme (2 gusht), një përballje me Tiranën e cila përfundoi me shifrat 2-0.

Duket se djemtë e detit e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën teksa kanë shënuar që në minutën e dytë me anë të Hoxhës.

Pjesa e parë e takimit është mbyllur me rezultatin minimal 1-0.

Ndërkohë në pjesën e dytë shënoi Vila në minutën e 78′ duke dyfishuar shifrat e duke i dhuruar kupën Teutës.

Skuadra durrsake kishte që në sezonin 2004-2005 që nuk fitonte një kupë.

Tirana kërkon një tjetër sukses pasi siguroi kampionatin shqiptar dy javë më parë.

Ndeshja po luhet pa tifozë për shkak të masave anticovid.

Kryeredaktori i sportit në RTV Ora, Altin Sulçe përcolli live atmosferën e krijuar rreth stadiumit kombëtar.

Sulçe: Jemi me finalen e Kupës së Shqipërisë. Sot Tirana ka një tjetër shans për të fituar një tjetër kupë të rëndësishme. Përballë kryeqytetasve vjen Teuta. Të dyja festojnë 100 vjetorin e krijimit teksa Teuta do të tentojë fitoren e kupës. Pavarësisht se nuk ka tifozë, dëgjohen ovacione nga pjesëtarët e stafit në mbështetje të skuadrave të tyre. Ndërkohë policia ka rrethuar të gjithë perimetrin ku vijon kontrollet për të mos lejuar asnjë person të paautorizuar.

Shikoni fotogalerine