Ngrohja globale rrit sulmet e alergjive dhe astmës.

Konfirmimi vjen  nga studiuesit e Departamentit të Biologjisë të Universitetit në Utah, sipas të dhënave të mbledhura në Amerikën e Veriut.

Njerëzit që vuajnë nga alergjitë sezonale kanë më shumë arsye për të luftuar ngrohjen globale.

Sipas te dhënave të konfirmuara nga PNAS ( Procedimet e Akademisë Kombëtare të Shkencave), krahasuar me vitet ’90 periudha e pllenimit fillon 20 ditë më herët, zgjat 10 ditë më shumë dhe mbi të gjitha sasia e polenin është rritur me 21%.

Ky është një ndryshim që lidhet në mënyrë të padiskutueshme me rritjen e temperaturave globale të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore, sipas studiuesve në Departamentin e Biologjisë në Universitetin Utah.

Që në vitin 2010, Fondacioni i Astmës dhe i Alergjisë kishin përgatitur një raport mbi ndikimin e ndryshimit të klimës tek amerikanët me astmë dhe alergji, duke parashikuar që ngrohja do të ndikonte në përhapjen e polenit dhe mykut duke rritur rrezikun e sulmeve të astmës dhe alergjive. Ndryshimi i klimës mund të përkeqësojnë ndotjen e ajrit.

Nga ana tjetër, fakti që ekzistonte një lidhje midis ngrohjes globale dhe rritjes së polenit ishte shfaqur gjatë eksperimenteve të kryera në serrë, por ai i Universitetit të Utah është studimi i parë në shkallë të gjerë.

Studiuesit ekzaminuan mostrat e monitorimit dhe të polenit të mbledhura midis 1990 dhe 2018 nga 60 stacione në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Kanada të menaxhuara nga Byroja Kombëtare e Alergjisë. 

Siç u përmend, kishte një rritje të përgjithshme prej 21% në të gjithë Amerikën e Veriut, edhe pse lajmi më i keq është për ata që vuajnë nga alergjia në Teksas, shtetin amerikan ku poleni është rritur më shumë që nga viti 1990. 

Të njëjtat të dhëna gjithashtu treguan se periudha e pllenimit fillon mesatarisht 20 ditë më herët dhe zgjat 10 ditë më gjatë.

Por si te jesh i sigurt që  këto variacione janë për shkak të ngrohjes globale dhe jo për fenomene të tjera ?

Anderegg dhe kolegët e tij përdorën metoda statistikore për të verifikuar çdo lidhje midis polenit dhe temperaturave.

Lidhjet ekzistojnë në të vërtetë, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, veçanërisht në periudhën 2003-2018.

Dhe në Itali? Studimet e kryera deri më tani shkojnë në të njëjtin drejtim: këtu edhe bimët me lule pranverore dhe verore kanë tendencë të prodhojnë më shumë polen dhe për periudha më të gjata. Një studim i kryer për një periudhë prej 33 vjetësh në zonën e Perugia-s ka treguar një përparim progresiv të periudhës së polenit, duke arritur kulmin në fund të majit, sesa në mes të verës.

Ishte e besueshme që ngritja e temperaturave të regjistruara në dekadat e fundit ishte në bazë. Tani, studimi i gjerë i kryer nga Universiteti i Utah, mbi të dhënat e mbledhura në të gjithë Amerikën e Veriut, e konfirmon këtë.