Rusia është goditur nga një valë e të ftohtit duke shkaktuar mot të keq dhe kaos në vend.

Disa ditë më parë një stuhi dëbore goditi pjesën e Lindjes së Largët Ruse, duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike dhe mbylljeve të shkollave.

Disa pamje të cilat po qarkullojnë së fundmi në rrjet tregojnë qytetarë në Vladivostok të cilët përpiqen të thyejnë akullin i cili ka kapluar makinat e tyre.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në të gjithë rajonin.