KED ka përfunduar shqyrtimin e dosjeve për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Të premten (10 korrik) do të zgjidhen dy prej tyre, ndërsa i treti do të vendoset javën e ardhshme. Me këto tre vota plotësohet  kuorumi përmes së cilës kjo gjykatë mund të marrë vendime, ndërsa tema më e nxehtë do të jetë ajo e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Pas rreth 10 muajsh, kur i mori në dorëzim nga ana e Presidentit dhe Kuvendi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet të premten për të disktuar emrat për 2 vakanca në Gjykatën Kushtetuese.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:30, ndërsa në pikën 2 të rendit të ditës është Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u vu në lëvizje pasi Ambasadorja e Shteteve te Bashkuara, Yuri Kim dhe Ambasadori i BE-së Soreca, u takuan me kryetaren në detyre Vitore Tusha, e cila drejton edhe këtë organ kushtetues.

Këto lëvizje vijnë kur Komisioni i Venecias dha opinion mbi procedurën e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese, por dhe në një moment të rëndësishëm politik kur mazhoranca dhe opozita jan dakortësuar për reformën zgjedhore.

Në Gjykatë Kushtetuese pezull janë rreth 120 dosje, ku kryesorja mbetet ajo e zgjedhjve të 30 qershorit.

Trupës së re të Gjykatës Kushtetuse do ti duhet të vendosë mbi ligjshmërinë e këtij procesi, e kjo është kërkuar jo vetëm nga opozita por edhe nga faktori ndërkombëtar europian dhe amerikan.

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese mbetet edhe një nga kushtet kryesore të Brukselit për çështjen e integrimit.

Ky organ aktualisht ka 4 anëtarë dhe që kjo të marrë vendim dhe të jetë funksionale i duhet të ripërtrihet edhe me tre te tjerë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka 3 lista me emra, 2 të Presidentit dhe 1 të Kuvendit.

Por në mbledhjen e të enjtes do të diskutohen vetëm 2 vakanca pasi për emrat që kërkojnë të zëvendësojnë Besnik Muçin që ra në vetting, ky Këshilli ende nuk ka kryer verifikimet e kritereve.