Video/ Ngjitet në shtyllë të bëjë pompa barku, lë pa energji mijëra familje

Video/ Ngjitet në shtyllë të bëjë pompa barku, lë

Një burrë në Kinë ka hipur në majë të një shtylle elektrike duke bërë pompa dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë për mijëra familje, sipas mediave.

Video e postuar tregon burrin në shtyllën 10 metra të lartë duke bërë pompa.

"Kompania e energjisë lokale ndërpreu menjëherë energjinë duke prekur dhjetëra mijëra familje,"  tha Daily.

Nuk ishte e qartë pse burri vendosi të ngjitej në shtyllë, por mediat paralajmëruan këdo që vendoste ta kopjonte atë, mos ta bënte.

"Sjellja e burrit është shumë e rrezikshme," u tha në deklaratë.

Incidenti ishte një temë e nxehtë në mediat sociale.

"Unë u mërzita sepse nuk kishte energji elektirke dhe kur pashë lajmet e mësova arsyen u ndjeva i mërzitur," tha një banor.

"Ndërprerje të tilla të energjisë mund të harxhojnë shumë lekë dhe mund të çojnë në aksidente fatale" tha një tjetër.

Policia lokale nuk dha komente në lidhje me ngjarjen.

Lifestyle Lajme Kine pomba shtylla elektrike

EMISIONET