Teksa mazhoranca dhe Opozita nuk po gjejnë dot dakordësinë sa i përket reformës zgjedhore, presidenti i Republikës Ilir Meta kërkon respektimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.

Sipas kreut të shtetit, kjo marrëveshje është kyçe për stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit.

“Respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe të çdo familjeje shqiptare. KOHA PËR T’U THELLUAR!”, shkruan në Twitter kreu i shtetit.

Kujtojmë se, reforma zgjedhore është një nga 15 kushtet e BE për çeljen e negociatave me Shqipërinë.