Ngatëruan alkoolin me antifrizën, ushtarët përfundojnë në spital në gjendje kritike për jetën

Ngatëruan alkoolin  me antifrizën, ushtarët përfundojnë

Njëmbëdhjetë ushtarë janë shtruar në spital, ku dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën pasi gabimisht pinë atifrizë duke menduar se është pije alkoolike.

Sipas informacioneve të bëra të ditura nga ushtria amerikane analizat laboratorike tregojnë se 11 ushtarët kanë pirë etilen-glikol  i njohur si antifriz.

Katër prej tyre priten që të dalin nag spitali pasi gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar.

Konsumimi i alkoolit është i ndaluar për ushtarët që janë në detyrë, ka bërë të ditur një zyrtar ushtarak.

Megjithatë nuk dihet se çfarë sanksionesh pritet t’i prekin ushtarët për shkak të “konsumimit të alkoolit në detyrë”.

E në mesin e të hospitalizuarve është një polic ushtarak, dy nënoficerë dhe tetë pjesëtarë të ushtrisë, por ushtria amerikane nuk ka zbuluar emrat e tyre.

Bota Lajme spital alkool ushtaret

EMISIONET